“Ahmetajn s’ka avokat që e shpëton”, Prençi: U tërhoqën para nga thesari i shtetit

10 Korrik 2023 | 22:05

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Preçi ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se me provat dhe hetimet e bëra ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, këtë të fundit nuk ka avokat që e shpëton.

Ai tha se kishte të dhëna se më 26 shtator të vitit 2021 është ngrirë thesari i shtetit e për arsyen e kësaj dhe se kush tërhoqi para atë natë, përgjigjen mund ta japë vetëm Ahmetaj.

“Arben Ahmetaj që ditën që është marrë në pyetje për 6 muaj në SPAK është në kafazin e hekurt. Ai duhet të japë një panoramë të pastër për inceneratorët.

Ju duhet të gëzoni kur futet një ministër në burg, populli ka të drejtë të gëzojë. Arben Ahmetaj nuk ka ndërtuar çatinë e shtëpisë pa leje, ai ka ndërtuar vila, ka ndërtuar biznese, ka përfituar, nëse nuk i ka përfituar, të thotë kush i ka përfituar.

Opinioni publik duhet të gëzohet kur arrestohet një ministër. Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani,  u arrestua po kishim vetëm një video. Di vetëm diçka me hetimet që janë bërë ndaj Arben Ahmetaj, nuk ka avokat që e shpëton Arben Ahmetajn.

Në 26 shtator të vitit 2021, është bllokuar thesari i shtetit deri në orën  20:00 ka punuar që nuk ka ndodhur kurrë të punojë jashtë orarit zyrtar. Le ta japë përgjigjen Arben Ahmetaj, se kush ka shkuar të tërheqë para atje”,-tha Prençi.

Për të ndjekur live emisionin klikoni këtu

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026