Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje të vendosur nga GJKKO.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se Xoxa gjithashtu është lajmëruar se gjatë seancës së sotme do të merret në pyetje si person nën hetim në kuadër të dosjes hetimore për të cilën ajo është nën masën detyrim paraqitjeje dhe bashkëshorti i saj Erion Veliaj mbahet në burg.
Xoxa është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati i saj Maks Haxhia.
Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.
Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024