Akademia e Forcave të Armatosura reagon për akuzat mbi pagesat e Presidentit Begaj
Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar këtë të premte lidhur me disa raportime mediatike për pagesa të dyshuara ndaj Presidentit të Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.
Në një deklaratë zyrtare, institucioni mohon kategorikisht çdo akuzë dhe sqaron se bëhet fjalë për detyrime të prapambetura financiare ndaj stafit akademik të angazhuar në kërkimin shkencor në periudhën 2013 – 2018.
Sipas AFA, Presidenti Begaj, në cilësinë e mjekut ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve shkencore gjatë kësaj periudhe, duke udhëhequr tema të studimeve të doktoratës në bashkëpunim me një grup prej 15 profesorësh. Institucioni thekson se pagesat janë kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor dhe janë shpërndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë personelin e përfshirë.
“Pagesat janë realizuar gjatë viteve 2022 dhe 2024, dhe dokumentacioni financiar dhe administrativ është i plotë dhe i verifikueshëm nga çdo institucion kompetent”, thuhet në deklaratë.
Akademia e Forcave të Armatosura nënvizon se procesi ka qenë transparent dhe fton organet përgjegjëse të kryejnë çdo verifikim të nevojshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ali Ahmeti takon presidentin Begaj para protestës për komandantët e UÇK
- Ekzekutohet pranë banesës presidenti i ekipit të futbollit në Qipro
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte