Aksident me vdekje në Kuçovë-Belsh, humb jetën 37-vjeçari
Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Kuçovë-Belsh. Policia tha se automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi U. Sh., 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve si edhe rrethanave të aksidentit, paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid