Aksident në aksin Balldren-Torovicë, motori përplaset me murin rrethues! Dy të plagosur

15 Prill 2026 | 21:21

Një aksident është regjistruar në aksin Balldren–Torovicë rreth orës 20:30. Mësohet se një motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i dhe pasagjerja. Ata janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, shtetasi R. O., duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026