Aksident në aksin Fier-Lushnje, makina përplas për vdekje një grua

25 Nëntor 2024 | 19:53

Një person ka humbur jetën në një aksident të shënuar në aksin “Fier-Lushnjë”.

Policia tha se rreth orës 17:20, në këtë aks rrugor, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.

Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën...
17:58 | 27/06/2026