Makina del nga rruga, 3 të plagosur nga aksidenti në Belsh
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Belesh-Kuçovë, në fshatin Dragot. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin Henrik Xherimeja 21 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në automjetin ishin pasagjerë edhe shtetasit Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e Beratit dhe më pas për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po mjekohen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi H. Xh., dhe 1 pasagjere që udhëtonte me të, cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë