Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë (VIDEO)

20 Qershor 2026 | 09:01

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, në këtë segment është krijuar trafik i rënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk është përcaktuar nëse automjeti është përplasur me bordurat anësore të autostradës apo me një mjet tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë

Partia Socialiste do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen në një...
08:30 | 20/06/2026

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026