Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shoferët

4 Nëntor 2025 | 18:57

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, rreth orës 17:00, në segmentin Lushnje-Berat, pranë fshatit Kashte Bardhë.

Përplasja ka përfshirë dy automjete, pas një manovre të gabuar të njërit nga drejtuesit. Si pasojë, të dy shoferët kanë marrë lëndime dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Lushnjes.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026