Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përplaset me motorin, plagoset lehtë drejtuesi i tij

16 Qershor 2026 | 15:12

Një aksident është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier, pranë nënkalimit të Panajasë. Sipas raportimeve paraprake, një automjet ka përplasur një motor, ndërsa drejtuesi i tij ka mbetur i lënduar lehtë.

Sipas raportimeve të policisë, dyshohet se një gabim në manovër ka shkaktuar aksidentin. Ndërsa motorët e tjerë kanë marrë daljen, drejtuesi i motorit është futur në autostradë në momentet e fundit, duke bërë që një automjet tip Audi Q5 ta godasë nga pas.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë ndërmarrë këtë të martë një operacion të ri kundër call center-ave mashtrues, në bashkëpunim me autoritetet austriake....
16:05 | 16/06/2026

“Nuk tërhiqemi asnjë hap përballë krimit”, Hita viziton efektivin e plagosur në Maliq në Spitalin e Traumës

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi këtë të martë në Spitalin Universitar të Traumës efektivin Edison Adri, i cili...
15:56 | 16/06/2026

Braho: SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka dalë me një reagim lidhur me operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila...
15:51 | 16/06/2026