Aksident në Berat–Poliçan, makina bie nga një lartësi disa metra, plagoset babai me dy vajzat e tij

11 Prill 2026 | 16:09

Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Vërtop, përgjatë aksit nacional Berat–Poliçan, në territorin e bashkisë Poliçan.

Një automjet tip Toyota ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi disa metra, pasi po udhëtonte nga Berati në drejtim të Poliçanit.

Si pasojë e aksidentit është plagosur një familja prej tre personash: drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, dhe dy vajzat e tij, 14 dhe 9 vjeçe. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku po marrin kujdes mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026