Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë, plagoset një person
Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec ku një mjet ka përplasur një këmbësore
E aksidentuara është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit bashkiak të Pogradecit . Sipas informacioneve e plagosura me inc E.B është jashtë rrezikut për jetën, ka disa të çara në pjesë të trupit dhe ka nxjerrë shpatullën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe