Censi 2023: 42.6% e vajzave në moshë riprodhimi nuk kanë lindur  

5 Shtator 2024 | 17:02

Shqipëria po tkurret dita ditës dhe një nga faktorët është rënia e lindshmërisë.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se në vend banojnë rreth 510 mijë vajza e gra të grupmoshës 15-49 vjeç, e konsideruar si mosha riprodhuese, por 42.6 % e tyre nuk kanë lindur ende fëmijë.

Të ndara sipas grup moshave shihet se femrat që nuk po lindin deri në moshën 30 vjeç janë më të shumta në numër se ato që lindin.

Pas moshës 34 vjeç nisin e dominojnë femrat që kanë kryer lindje. Por ende në grup-moshë 30-34 vjeç 25% e femrave nuk lindur ndërsa 75% kanë lindur.

Edhe në grup-moshën 45-49 vjeç janë 11% e femrave që nuk kanë fëmijë.

Ekspertët kanë thënë më herët se emigracioni i lartë i meshkujve dhe zhvillimi I personal i femrave po ndikon në normat e fertilitetit. Në dekadat e fundit meshkujt synojnë të rrisin kapitalin e tyre duke emigruar dhe gratë synojnë të arsimohen.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore, por ndërkohë numri i grave në moshë riprodhimi është mbi 500 mijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026