Aksident në Stokholm, autobusi përplas disa persona në stacion, dy viktima (VIDEO)

14 Nëntor 2025 | 17:04

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Stokholmi. Një autobus u përplas në një stacion autobusi në lagjen Ostermalm duke plagosur disa persona.

Këshilli i Qarkut të Stokholmit tha se pesë persona u plagosën, dy prej të cilëve u dërguan në spital me ambulancë. Policia konfirmoi se të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mediat lokale raportojnë për tre viktima.

Policia tha se po e heton rastin si vrasje nga pakujdesia dhe shoferi i autobusit është arrestuar. Zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson tha se ishte një incident serioz.

LEXONI GJITHASHTU:

DASH shpall organizata terroriste katër grupe antifashiste evropiane

Maduro thirrje Trump: Mjaft me luftëra, të bashkohemi për paqen e Amerikës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026