Aksident rrugor në hyrje të Gjirokastrës, përplasen dy automjete

22 Dhjetor 2025 | 17:44

Mbrëmjen e sotme, në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, është regjistruar një aksident rrugor ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Urës së Lumit, në segmentin e rrugës kombëtare që të çon drejt qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026