Aksidentet, policia nis kontrollet e shoferëve në të gjithë vendin

8 Maj 2022 | 21:26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, lidhur me aksidentet që kanë ndodhur ditët e fundit.

Nano ka bërë thirrje për koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Me urdhër të tij, do të ngrihet një grup inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura.

Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026