Aksidenti me 2 viktima në Gjirokastër, shoqërohet drejtuesi i mjetit të ushtrisë

17 Shkurt 2025 | 18:10

2 persona humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur të hënën në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, një automjet tip “Volkswagen Caddy”, me drejtues shtetasin Pandeli Kalanderi, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip “Mad” të Ushtrisë, që drejtohej nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes fatale, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Caddy”, Pandeli Kalanderi, shoferi i mjetit civil si dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, Shefik Salaria, 41 vjeç, banues Gjirokastër.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit të ushtrisë Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë për t’u pyetur lidhur me rrethanat e aksidentit të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026