Makina e ushtrisë përfundon jashtë rruge, pamjet e aksidentit me 2 viktima
2 persona humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur të hënën në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, një automjet tip “Volkswagen Caddy”, me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip “Mad” të Ushtrisë, që drejtohej nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes fatale, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Caddy”, Pandeli Kalanderi, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, shoferi i mjetit civil si dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, Shefik Salaria, 41 vjeç, banues Gjirokastër.
Gazetari i Euronews Albania në Gjirokastër Blerin Kore raportoi se automjeti i ushtrisë udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës duke zhvendosur materialet e arkivit, ndërsa mjeti tjetër udhëtonte në krahun e kundërt, nga Tepelena në Gjirokastër.
Përplasja ka qenë e rëndë dhe e fortë, çka ka bërë që automjeti i ushtrisë të dalë nga rruga dhe të përmbyset në anë të lumit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”