Aksidenti në Qafë-Thanë, flet shoferi i autobusit: Mjeti më preu rrugën
Shoferi i autobusit që u përplas me makinën pasditen e sotme në Qafë-Thanë tregoi detaje nga aksidenti që mbetën të plagosur 6 persona, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Për mikrofonin e Euronews Albania, ai tha se mjeti i ka prerë komplet rrugën, e për pasojë është përplasur me autobusin.
Menjëherë pas përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë.
“Isha duke zbritur kthesën e Qafë-Thanës, makina që vinte sipër, duke ndërruar marshe, ka marrë kthesën dhe më ka prerë komplet rrugën. Në atë moment makina shpërtheu direkt”- tha ai.
Ndërkohë pasagjerët e autobusit theksuan se ishin për vizitë në Jug, e po ktheheshin për në shtëpi.
Dhe pasagjerët theksojnë se ka qenë mjeti që i ka ndërprerë rrugën autobusit.
“Ne po iknim në Krujë, ishim për vizitë. Autobusi ishte në krah të vet. Në autobus ishim 40 veta. Mjeti i preu rrugën autobusit.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona. Dy prej tyre bëhet e ditur se janë nisur me helikopter drejt Traumës pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje Kuvendit
Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje Kuvendit
- 11:16 Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
- 11:14 Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google