Aksidentohet Mario Balotelli, ishte pa patentë dhe nën efektin e alkoolit

24 Nëntor 2023 | 17:29

Sulmuesi i skuadrës turke Adana Demirspor, por dikur udhëhiqte ofensivën e të kaltërve, Mario Balotelli është përfshirë në një aksident automobilistik.

33-vjeçar ndodhej në Breshia, ndërsa ishte duke u kthyer për në shtëpi pas një feste, aty ku humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat anësore. Futbollisti ishte i vetëm në momentin e aksidentit, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia tej normave, por dhe drejtimi nën efektin e alkoolit.

Sipas asaj që mediat italiane shkruajnë, Balotelli rezultoi pozitiv në testin e alkoolit, ndërsa veç këtij fakti, nuk kishte patentë me vete.

Fillimisht u shfaq i tronditur, më tepër psikologjikisht, pasi dëmtimet e pësuara ishin të lehta. Airbagët e makinës ishin aktivizuar menjëherë duke mbrojtur lojtarin, edhe pse mjeti i tij u shkatërrua.

Pas aksidentit u shoqërua menjëherë në spital për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë u mor në pyetje nga efektivët e policisë.

Ai pritet të gjobitet në orët në vijim, teksa më pas do t’i duhet të kthehet në Turqi, aty ku tashmë vijon karrierën ku dhe ka shënuar 4 gola. Kujtojmë se Balotelli ka luajtur për 8 vite me kombëtaren e Italisë, ku numëron 14 gola me ekipin e parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026