Aksidentoi të miturit në Durrës, familjarët e shoferit Nikoll Radaçi largohen nga banesa
Ndërsa këtë të hënë u zhvillua ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të dy të miturve K.N, 9 vjeç dhe E.M, 12 vjeç, që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës, në banesën e 57-vjeçarit Nikoll Radaçi, i dyshuar si shkaktari i ngjarjes, nuk ka më asnjë person dhe dera është mbyllur. Mësohet se bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët janë larguar nga banesa që pasditen e djeshme pasi ndodhi aksidenti, ndërsa vetë ai ndodhet i arrestuar në paraburgim.
Sipas të dhënave zyrtare, 57-vjeçari Nikoll Radaçi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, teksa e drejtonte në gjendje të dehur, duke dalë nga rruga dhe përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy të miturit, ndërsa një 8-vjeçar që ishte me ta mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën me dije se pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por është lokalizuar dhe shoqëruar nga patrullat e policisë. Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, duke konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)