Aksion për kapjen e autorëve të plagosjes së 2 të rinjve në Sarandë, një i ndaluar
Rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda po zhvillojnë prej disa orësh një operacion për kapjen e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj.
Zoto dyshohet se hapi zjarr 4 herë duke lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr.4 në Sarandë dy të rinj nga Tirana, Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti.
Kontrollet e forcave operacionale, FNSH dhe “Shqiponja” janë zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Gjashtë dhe sot në orët e para në disa banesa në rrugën “Butrinti” në Sarandë, por pa sukses.
Megjithate gjatë këtij aksioni është bërë i munduar arrestimi i 43-vjeçarit Artan Murataj i cili ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje me akuzën për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”.
“Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Sarandës.
Në kërkim për plagosjen e dyfishtë në Sarandë të ndodhur më 17 Korrik 2025 vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, Erjon Canaj, 36 vjeç, dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç.
Dy të plagosurit u transportuan në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit