Aktakuza ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Berisha: Shpifje të propagandës ultranacionaliste serbe

10 Shkurt 2026 | 07:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas paraqitjes së aktakuzës nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha deklaroi se Prokuroria ka paraqitur, sipas tij, “akuzat më të rënda” dhe ka kërkuar dënime me burgim për disa dekada, të cilat, të marra së bashku, arrijnë në rreth dy shekuj burg. Ai theksoi se ka ndjekur me vëmendje procesin shumëvjeçar dhe se, sipas vlerësimit të tij, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë konkrete që të dëshmojë krime të kryera nga të akuzuarit.

Në reagimin e tij, Berisha e cilësoi aktakuzën si një ripërsëritje të pretendimeve dhe shpifjeve të propagandës ultranacionaliste serbe, duke e lidhur atë me akuzat e mëhershme për trafikim organesh, të cilat ai i quajti trillime të fabrikuara. Ai shtoi se ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë qenë aleatë të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Akuza e paraqitur ndaj ish-udhëheqësve të UÇK, ish-aleat të Natos në luftën për çlirimin e Kosovës, është një ripërsëritje e shpifjeve të propagandës të ultranacionalistëve serbë dhe trillimeve të famziut Vukçeviç, që formuloi i pari ndaj tyre akuzën monstruoze të “shkuljes së organeve” nga serbët, robër lufte, dhe trafikimin e tyre, madje në territorin e Shqipërisë”, shkruan Berisha..

Në fund të reagimit, Berisha i bëri thirrje Gjykatës që vendimet e saj të mos ndikohen nga, siç u shpreh ai, akuza propagandistike të paprecedenta në historinë e drejtësisë ndërkombëtare dhe që, në emër të ligjit, të konfirmojë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026