Aktivisti rus dënohet me dy vjet e gjysmë burg për postim në një rrjetet sociale

27 Shkurt 2024 | 14:14

Aktivisti i të drejtave të njeriut Oleg Orlov u dënua nga një gjykatë në Moskë me dy vjet e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për diskreditim të forcave të armatosura ruse.

Orlov u dërgua në paraburgim menjëherë pas dënimit, transmeton Interfax.

Në fjalët e tij përfundimtare në gjyqin të hënën, Orlov dënoi “mbytjen e lirisë” në Rusi, raportoi Reuters.

Orlov fillimisht u gjobit me 1,628 dollarë në Gjykatën e Qarkut të Moskës vitin e kaluar, por u urdhërua një rigjykim dhe prokurorët kërkuan një dënim me burg prej dy vjet e 11 muaj.

Rasti iu referua sërish gjykatës me akuzën e sqaruar, sipas së cilës Orlov ka kryer një vepër penale të motivuar nga armiqësia dhe urrejtja ndaj personelit ushtarak.

Ndaj Orlovit janë bërë hetime për shkak të një teksti të publikuar në një nga rrjetet sociale, në të cilin thuhet se diskreditohen forcat ruse.

Për më shumë se dy dekada, Orlov, 70 vjeç, ishte një nga drejtuesit e grupit të të drejtave të njeriut Memorial, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2022, një vit pasi u ndalua dhe u shpërbë në Rusi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Nju Jork, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan mbi...
09:57 | 11/07/2026

Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit

Një shpërthim i ciklosporiazës, një infeksion i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, është përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke ngritur shqetësime...
09:14 | 11/07/2026