Aktivistja: Bukë dhe fasule hanë kryesisht fëmijët nën 5-vjeç në fshatra
Aktivistja për të drejtat e fëmijëve, Suela Koçibellinj, është shprehur se në zonat rurale të Shqipërisë ka varfëri, e cila ndikon në kequshqyerjen e fëmijëve.
Komentet Koçibellinj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në fshatra fëmijët nën 5-vjeç konsumojnë kryesisht bukë dhe fasule.
Ajo tha gjithashtu se mendonte se shifra e fëmijëve të kequshqyer në Shqipëri është më e lartë se 47 %, shifër e nxjerrë nga një studim.
“Kemi fëmijë ose familje në kushte ekstreme në zonat rurale. Janë ata të pamundurit që themi ne që kanë qëndruar. Realisht ka varfëri dhe unë mendoj se shifra e fëmijëve të kequshqyer në Shqipëri për arsye ekonomike është më e lartë se 47 %. Këtu do ecja patjetër për këto 4 ushqime dhe jo 2. Nën 5 vjeç janë patjetër më të rrezikuar.
Janë komplet varësi e prindërve. Nëse prindërit nuk kanë mundësi ekonomike, atëherë ky fëmijë është vetëm në shijen apo orientimin që i jep prindi. Buka është gjëja kryesore dhe bukën e bëjnë vetë. Konsumojnë fasule, dimër verë, mëngjes, drekë, darkë. Ka dhe zona që nuk ka patate fare atje.
Nga maja e malit nuk del dot për të blerë patate. Nuk arrin ta sajojnë dot. 5 vjeçari ndikohet këtu. Këtu pastaj hyn edhe fenomeni, që ka një dëshirë për t’i plotësuar dëshirat fëmijës. Nëse shkon në orën e pushimit në shkolla, shikon ose paketime kroasantësh, ose paketime patetinash. Por që varfëri ka, ka, nuk e mohojmë dot”, tha Koçibellinj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte