Aktivistja: Familja e Alma Arrazit e detyroi burrin të denonconte zhdukjen e gruas
Aktivistja për të drejtat e fëmijëve, Suela Koçibellinj, ka folur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupat e dy prej të cilëve janë gjetur), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës nga bashkëshorti i saj.
Koçibellinj tha se ka qenë familja e Alma Arrazit që e ka detyruar bashkëshortin e saj të bënte denoncim pas zhdukjes së saj.
Sipas aktivistes, bashkëshorti i Almës nuk ka qenë një partner dhe baba i mirë, pasi nëse do të ishte, ai sipas saj, duhet të ishte kujdesur edhë për shëndetin psiko-emocional të nënës së fëmijëve të tij.
“Mua më shqetëson fakti që thuhet gjithë kohës se familjarët e Almës e nxitën të bënte denoncimin. Pra ai vetë nuk i interesoi fare ku është kjo grua me 4 fëmijë? Duhet ta nxisnin familjarët e Almës që të shkonte të shkonte të bënte denoncimin për të kërkuar gruan e tij, partneren e tij të jetës? Ai mund të mos donte më gruan, por ai duhet të donte fëmijët e vetë.
Kemi një baba që nuk është interesuar fare për shëndetin e fëmijëve. Sepse një baba që interesohet për mirëqenien e fëmijëve, interesohet fillimisht për shëndetin e nënës së tyre.
Duke u kujdesur edhe për shëndetin e saj të rënduar psiko-emocional. Shëndeti psiko emocional nuk cënohet kot. Asnjëri nga ne kur jemi të lumtur, të dashuruar, të ngrohtë në familje nuk marrim një akt të tillë ekstrem. Por që ka një nxitje ka”, tha Koçibellinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë