Aktori kosovar bën deklaratën e fortë: Politikanët shqiptarë janë të palexuar

24 Shkurt 2023 | 09:38

Aktori kosovar Amond Morina, ishte i ftuar këtë të premte në emsionin Goodmornings Albanians në Euronews, ku foli në lidhje me daljen në kinema të filmit “Adnan Kafazi”, ku ai është protagonist.

Gjatë bisedës në studio, Morina u ndal dhe te pjesëmarrja e aktorëve në politikë. Ai tha se ky kalim nga arti në parlament është absurd dhe vjen për shkak të kushteve të vështira ekonomike që kanë aktorët.

Morina theksoi se parlament në në trojet ku ka shqiptarë janë të mbushur me njerëz të palexuar.

“Ti mendon se janë të lexuar. Kqyrni parlamentet anembanë trojeve tona kombëtare dhe është për t’u dëshiruar. Ka aktorë në parlament dhe këtu dhe në botë.

Aktori lobon vetëm në skenë. Kalimi i aktorëve në politikë tregon për gjendjen e mjerueshme të teatrit dhe kinemasë gjithandej shqiptarëve. Ku ka nevojë një aktor i sukseshëm të merret me politikë. Është absurde, se ti nëse je aktor i sukseshëm është gjynah ta ndërpresësh karrierën. Në vend që ne ta shijojmë atë aktor për shkak të kushteve në teatër shkojnë në politikë të jetojnë më dinjitetshëm

Duhet ta kuptojnë shqiptarët që jo çdo gjë politikë. Artistët, shkrimtarët, poetët nuk duhet të merrren me politikë se janë të të gjithëve nuk duhet ta ndajnë audiencën”, tha Morina.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026