“Trafik, provokime dhe gangsterë”, ky është subjekti i filmit “Adnan Kafazi”

24 Shkurt 2023 | 09:50

Filmi “Adnan Kafazi” me regji të Genc Berishës ka patur dje premierën e tij në Tiranë. Ky projekt shpërfaq mbizotërimin e krimit në kryeqytetin e Prishtinës, korrupsionin e përplasjen e bandave të krimit për kontrollin e territorit. Filmi trajton edhe krimin ndërkombëtar të trafikimin e grave dhe vajzave.

Filmi “Adnan Kafazi” fokusohet në kthimin e Vuçës (Armend Baloku), Bullit (Besart Sllamniku) dhe Zakit (Muhamed Arifi), tre gangsterëve, nga Meksika në Prishtinë pasi mashtrohen qëllimisht nga një gangster tjetër, si familjarë të tyre ishin rrëmbyer nga Adnan Kafazi (Armond Morina), një kriminel që tani kontrollonte gjithë vendi. Pa para e pa informata për kriminelin që trafikonte gra dhe vajza, tre gangsterët nisin aksionin për shpartallimin e Andan Kafazit.

Në rolin kryesor të filmit është aktor i njohur shqiptar, Armond Morina, i cili ka një karrierë shumëvjeçare në aktrim. Pavarësisht viteve, dy nga rolet e tij ikonike mbeten ato në hit-serialet vendore “Familja Moderne” dhe “Kombinati”. Aktori i cili ushtron edhe profesionin e profesorit të aktrimit në Akademinë e Arteve,  mundohet që t’ua bëjë të ditur studentëve se një aktor i mirëfilltë i ditëve të sotme, nuk ka zhanër.

Ai njihet për rolet e tij të shumta në teatër, filma dhe seriale, ku kryesisht dominojnë rolet e tij të zhanrit komedi.

Në film luan dhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila ka rolin e një gangstereje.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026