Akulli “mbërthen” Elbasanin, temperaturat zbresin deri në -15°C
Temperaturat e ulëta dhe moti i acartë vijojnë të mbajnë të “ngrirë” Qarkun e Elbasanit, ku në zonat malore termometri ka shënuar vlera ekstreme nën -10 gradë. Kushtet dimërore janë ndjerë veçanërisht në aksin Elbasan–Qafë Thanë, ku reshjet e dëborës janë shoqëruar me temperatura që kanë zbritur deri në -15°C. Pavarësisht këtyre kushteve, ndërhyrja e mjeteve borëpastruese dhe hedhja e kripës kanë bërë të mundur mbajtjen hapur të rrugës dhe qarkullimin normal të automjeteve.
Në drejtimet Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë, përmes aksit të vjetër nga Krraba, nuk raportohet prezencë dëbore, por autoritetet kanë vijuar kriposjen në segmentet problematike për të shmangur ngricat dhe aksidentet.
Situata hidrike në territor paraqitet e qetë. Prurjet e lumit Shkumbin dhe të përroit të Zaranikës janë në rënie dhe, sipas të dhënave zyrtare, nuk përbëjnë rrezik për zonat përreth.
Nga ana tjetër, menaxhimi i prurjeve po vijon në Hidrocentralin e Banjës, ku që prej mesditës së djeshme po realizohen shkarkime të kontrolluara. Aktualisht, shkarkimi përmes portave arrin në 290 m³/sek, ndërsa me prodhimin energjetik shifra totale shkon në 390 m³/sek. Autoritetet pritet të vendosin për vijueshmërinë e këtij procesi në orët e para të mëngjesit.
Probleme janë konstatuar edhe në furnizimin me energji elektrike në disa njësi administrative të Bashkisë Gramsh. Njësitë Tunjë, Kushovë dhe Skënderbegas janë prekur nga defekte në rrjetin shpërndarës, ndërsa OSHEE bën me dije se ekipet janë angazhuar për normalizimin e situatës brenda orëve në vijim.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë