Akullorja e rrezikshme, AKU: ‘Hagen Dazs’ me këtë datë skadence s’duhet të haet
Akullorja me origjinë franceze ‘Hagen Dazs’ me datë skadence 08.04.2023 nuk duhet të konsumohet.
Sipas sistemit të njoftimit të menjëhershëm për ushqimin, pas analizave laboratorike të kryera në Francë është konstatuar prani e 2-kloretanolit në akulloret me vanilje.
Ky produkt përmban pesticide që nuk lejohet të përdoret në ushqimet e shitura në BE. Nëse ky produkt konsumohet në sasi të tepërt shkakton helmim.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka marrë masat e nevojshme për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit.
Pyetur nga Euronews Albania AKU thotë se ky lloj i akullores nuk është në sasi të madhe në tregun shqiptar, po pa specifikuar sasinë e saktë.
AKU po ashtu bën thirrje për konsumatorin që produktin të mos e konsumojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.
Franca e ka lëshuar alarmin për rrezik të mundshëm nga kjo akullore që prej korrikut. Së fundmi është kërkuar zyrtarisht tërheqja nga tregu i kësaj akulloreje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus