‘Akuza ndaj meje s’ka logjikë’, Krasniqi: S’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje
Ka mbajtur fjalën para Gjykatës në Hagë ish-udhëheqësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, i cili akuzohet për krime lufte.
Në ditën e tretë të gjyqit, Krasniqi tregoi se si nisi rrugëtimin e tij në mbrojtjen e Kosovës ndërsa foli dhe për demostratën e vitit 1981 ku u vranë 11 të rinj dhe u burgosën qindra të tjerë.
Ish-komandanti i UÇK-së, tha ndër të tjera se akuza ndaj tij në Hagë nuk ka logjikë pasi nuk është përfshirë në asnjë vrasje, burgosje apo persekutim.
“Pas përfundimit të studimeve, fillimisht kam punuar si mësues në fshatin tim e pastaj si profesor në gjimnazin e Drenasit. Isha i vetëdijshëm se të gjitha dijet e botës nuk do ishin të mjaftueshme për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Prandaj u bëra pjesë e organizatës klandestine, që kishte për qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kjo ndodhi në vitin 1973. Në vitin 1981, për arsye të pakënaqësive të mëdha, rina e Kosovës organizoi demonstrata për të kërkuar të drejta të barabarta. Këto demonstrata u shtypën me dhunë nga forcat ushtarake të Jugosllavisë, ku 11 të rinj u vranë, e qindra të tjerë u arrestuan. Dhunë u tmerrshme dhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje në vitin 1981 kam përjetuar tmerret që nuk përshkruhen me fjalë, duar e këmbët i kisha të ënjtura nga rrahjet.
Pas dy proceseve më duan dy herë, në 1981 më duan me 14 vjet burg dhe herën e dytë 1982 me 15 vjet burg. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar që ishin përgjegjës për torturat që përjetova gjatë asaj kohe nuk ka qenë objekt kritike në shkrimet e mia. Nuk e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë u ushtrua dhunë sistematike. Kishte burgosje, vrasje e dhunë. Unë nuk kam qenë ik përfshirë asnjë herë në asnjë vrasje, asnjë burgosje, dhe asnjë formë presioni ndaj kujt do qoftë. E kam pasur të qartë se cilat mjete duhet të përdoren për realizimin e çlirimit kombëtar në luftë kundër atyre që zbatuan gjenocid ndaj nesh”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Babanë e rrahën për vdekje”, Krasniqi në Hagë: Burgosja ime ishte traumë për të
- Zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja e SHBA dhe BE takojnë Celibashin
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë