“Babanë e rrahën për vdekje”, Krasniqi në Hagë: Burgosja ime ishte traumë për të
Ka mbajtur fjalën para Gjykatës në Hagë ish-udhëheqësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, i cili akuzohet për krime lufte.
Krasniqi tha se babai ishte viktimë e dhunës nga forcat serbe ndërsa tregoi rastin kur i ati u kthye në shtëpi i rrahur për vdekje.
Më tej ai tha se babai i tij ka qenë i përndjekur dhe se burgosja e Krasniqit në vitin 1981 ka qenë një traumë për të.
“Sapo përfundoi lufta regjimi komunist i Jugosllavisë imponoi administrimin ushtarak në Kosovë dhe pa proces gjyqësor ekzekutoi mijëra shqiptar. Gjendja vazhdoi deri në korrik të vitit 1945 kur Kuvendi i Prizrenit u vendos që Kosova t’i aneksohej Serbisë. Dua të theksoj se që në fëmijërinë time kam qenë i rrethuar me njerëz që i kanë mbijetuar gjenocidit të Serbisë, familjarët e të cilëve ishin vrarë, burgosur, u ishin shkatërruar shtëpitë dhe u ishin marrë pronat. Kur isha 5-6 vjeç në vitin 1956, regjimi komunist filloi një valë të re të dhunës. Babai im ishte viktimë e kësaj dhune. Më kujtohet që sot kur babai im u kthye në shtëpi i rrahur për vdekje dhe në një qoshe të shtëpisë nëna ime mundohej të ja lehtësonte dhimbjen e torturës njerëzore. Babai im ka qenë i përndjekur dhe ka përjetuar trauma të mëdha. Burgosja ime ishte shumë e vështirë për të.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- U konfliktua me një person në rrugën “Vaso Pasha”, ndërron jetë 41-vjeçari në Tiranë
- Krasniqi: Përmbajtja e akuzës më ka lënduar më shumë se torturat e Serbisë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit