Krasniqi: Përmbajtja e akuzës më ka lënduar më shumë se torturat e Serbisë

5 Prill 2023 | 11:15

Ka mbajtur fjalën para Gjykatës në Hagë ish-udhëheqësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, i cili akuzohet për krime lufte.

Në fjalën e tij ai theksoi se përmbajtja e akuzës në Hagë e ka lënduar më shumë se torturat në burgjet e Serbisë.

Ai foli në lidhje me luftën e Serbisë në Kosovë ku vranë qindra fëmijë, gra e burra ndërsa tregoi dhe momentin kur pa familjen e jasharëve të vrarë.

Krasniqi theksoi se ishte i vetëdijshëm se të qenit zëdhënës i UÇK-së do të vinte në rrezik familjen e tij, por megjithatë vendosi të luftonte për popullin e Kosovës.

“Është absurde që të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovë. Unë vetë isha anëtar i saj së bashku me familjarët e mi. Tërë jetën më ka shoqëruar toleranca ndaj mendimit ndryshe. Po ju përmend një shembull që nxjerr në shesh të pavërtetat e pretendimeve të një akuze të tillë. Vëllai im ka qenë anëtar i LDK. Në zgjedhjet e organizuara pas luftës, vajza e tij u zgjodh anëtar në Asamblenë Kombëtare të Drenasit. Pas përfundimit të luftës kemi vepruar në parti të veçanta , por unë ruaj respektin për anëtarët e LDK-së. Përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore për Kosovën dështuan për shkak të regjimit të Beogradit që kishte përgatitur një plan gjenocidial. Kur filloi lufta forcat e armatosura të Serbisë, ndërmorën ofensiva kundër vendbanimeve shqiptare duke masakruar, gra fëmijë dhe pleq e çdo gjë që ishte e lidhur me identitetin e shqiptarëve.

Në ato ditë të vështira kam vizituar familjet pas vrasjes së anëtarëve të tyre. Kam qarë kur kam parë gjithë ato njerëz të vrarë të familjes Jashari, në ato momente mu bë e qartë që nuk mund të jetoja më me kokën e futur në zall si struci. Ishte i qartë plani që kishte Serbia. Isha i vetdijshëm se paraqitja ime publike, identiteti im si zëdhënës i UÇK-së do të vendoste dhe familjen time në rrezik. Sot nuk do të flas për fatin e familjes time dhe as për babanë tim që vdiq si pasojë e torturave serbe. Jam përpjekur të krijojë përshtypje se jemi një strukturë e organizuar mirë sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbajtur gjallë shpresat. Ne udhëhiqeshim nga porosia e Skëndërbeut, i cili pati thënë: Të kërkosh luftë është çmenduri por t’i përgjigjesh asaj kur të imponohet është urti.

Përmbajtja e akuzës më ka lënduar më shumë se torturat dhe dënimi dhe torturat serbe e jugosllave. Në verifikimet që janë bërë nuk është gjetur asnjë provë e vetme”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026