Akuzohet për korrupsion aktiv në dosjen për Veliajn, paraqitet në GJKKO biznesmeni

28 Shkurt 2025 | 14:33

Sokol Kryeziu, biznesmeni që dyshohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “korrupsion aktiv” në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kryeziu ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK, teksa është kthyer në Shqipëri për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Vlerësimi i masës do bëhet në orën 14.30 nga gjyqtari i hetimir paraprak Erjon Bani.

Kujtojmë se nga të dhënat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Sipas hetimeve, Veliaj dhe Xoxa dyshohet se kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të sofistikuar për përfitime të parregullta nga fondet publike të Bashkisë së Tiranës. Konkretisht, në të paktën 10 raste, SPAK ka ngritur dyshime të arsyeshme për korrupsion, ku Veliaj ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike dhe lejeve të ndërtimit për subjekte tregtare të lidhura me të. Këto fonde, më pas, janë transferuar drejt organizatave jofitimprurëse, shoqërive private dhe individëve të afërt me Xoxën, duke krijuar një skemë të ndërlikuar transaksionesh financiare.

SPAK konfirmon se Veliaj akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 9 raste, si dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, ndaj Ajola Xoxës rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026