Akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve, pezullohet mësuesi në Tepelenë

18 Janar 2023 | 11:06

Mësuesi Kleanth Laçi, 59-vjeç i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset është pezulluar nga puna.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e arsimit Evis Kushi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ndërsa shton se nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

“Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.”- tha ajo.

Dy ditë më parë konkretisht më 16 janar policia njoftoi se tre persona kanë dhunuar me sende të forta mësuesin i cili përfundoi në spital.

Sipas asaj që u raportua ka qenë vëllai i nxënëses së bashku me dy të tjerë që e rrahën 59-vjeçarin pasi ky i fundit i kishte ngacmuar seksualisht motrën.

Blutë bën me dije se sot është arrestuar vëllai i të miturës i identifikuar si A. G., 29 vjeç, dhe akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vetëgjyqësia”.

Sakaq në kërkim janë dhe dy personat e tjerë të cilët në bashkëpunim me 29-vjeçarin dhunuan me sende të forta mësuesin.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026