English

U akuzuan për trafik droge, 8 vite burg për ish-truprojën e Tahirit e 2 të tjerë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme ka dënuar në mungesë me 12 vite heqje lirie Agustin Dedën, truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai akuzohet për trafikim narkotikësh dhe grup I strukturuar kriminal.

- Advertisement -

I njohur edhe si Paul Deda, ish-gardisti do të vuajë vetëm 8 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të njëjtat vepra penale dhe po me 8 vite u dënuan edhe shtetasit Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi.

Ndërkohë më herët Gjykata e Posaçme dënoi me 13 vite burg Hekuran Markun, truprojën tjetër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi zbritjen me dënimin përfundimtar në 8 vite e 8 muaj burg. Marku u arrestua në Gjermani për llogari të operacionit të koduar “Shpirti”, nga ku u ekstradua në maj 2022.

Ai u gjykua i veçuar nga të pandehurit e tjerë të dosjes, dhe ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. Ndërkohë Agustin Deda u arrestua në Francë, ku ka kërkuar azil, ndërsa pret vendimin e autoriteteve atje për ekstradim ose jo. Operacioni “Shpirti” çoi në pranga 31 persona në korrik të vitit 2021, të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 6 ton kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2014-2017.

Njoftimi i Gjykatës:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të
vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi,
etj…”

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit
Mustafaj, me vendimin Nr. 51, datë 20.09.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës
penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit
të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal
dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës
penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit
Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale,
dënimin e të pandehurit Paul (Agustin) Deda, me një dënim të vetëm prej 12
(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Paul
(Agustin) Deda i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet
burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e
ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP
te sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të
strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe
në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe
dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale,
dënimin e të pandehurit Leonidha Sejdiaj me një dënim të vetëm prej 12
(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonidha
Sejdiaj i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonidha Sejdiaj do të fillojë nga dita e
arrestimit dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe
në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi per kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe
në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për vepra penale,
dënimin e të pandehurit Hamid Seferi me një dënim të vetëm prej 12
(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamid
Seferi i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamid Seferi do të fillojë nga dita e
ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë
së lartë.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore u
ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë)
ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?