Alarm në qytetin gjerman Mehernih, frikë nga kontaminimi i ujit në bazën ushtarake
Autoritetet në një qytet në perëndim të Gjermanisë dhanë alarmin se uji mund të jetë i kontaminuar si pasojë e një ndërhyrjeje në tubacionet.
Pas një analize paraprake të kampioneve të ujit në Mehernih, autoritetet thanë të premten se aktualisht ata mund ta përjashtojnë praninë e kimikateve të huaja dhe substancave biologjike në ujë, por banorët duhet të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të tij.
Këtu përfshihet zierja e ujit përpara konsumit, përdorimi i tij vetëm për qëllime shtëpiake dhe pajisjen me ujë me shishe si masë kujdesi.
Në qytetin Mehernih ndodhen komplekse që i përkasin forcave të armatosura federale të Gjermanisë, të cilat furnizohen nga i njëjti rezervat uji.
Autoritetet u alarmuan për një kontaminim të mundshëm pasi një vrimë u gjet e hapur në gardhin me tela që rrethon kompleksin ushtarak.
Mehernih ndodhet në afërsi të Këlnit, ku një incident i ngjashëm u verifikua ditën e mërkurë. Edhe në këtë rast, autoritetet e bazës dhanë alarmin dhe rrethuan kompleksin nën dyshimin se uji mund të kishte qenë i kontaminuar me lëndë toksike.
Autoritetet gjermane deklaruan më tej se, pavarësisht se brigada e zjarrfikësve kishte konfirmuar se uji në Mehernih nuk ishte i kontaminuar, teste të mëtejshme do të kryhen për të verifikuar nëse në të ka prani bakteresh.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage
Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan
Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage