Alarm për diabetin në Europë, Shqipëria mes vendeve me prevalencë të lartë

9 Qershor 2026 | 18:12

Diabeti mbetet një nga sfidat kryesore shëndetësore në Rajonin Europian, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për rritje të vazhdueshme të rasteve dhe mungesë të aksesit në trajtim.

Sipas OBSH-së, më shumë se 85 milionë njerëz në Europë jetojnë me diabet, ndërsa miliona të tjerë mbeten të padiagnostikuar ose pa kujdesin e duhur shëndetësor. Në disa vende, vetëm një në tre pacientë merr trajtimin që i nevojitet.

Kjo situatë bën që shumë raste të zbulohen me vonesë, kur sëmundja ka shkaktuar tashmë komplikacione të rënda si verbëri, infarkt, goditje në tru apo paaftësi të përhershme.

Edhe në Shqipëri, sipas të dhënave të raportuara, një pjesë e madhe e pacientëve diagnostikohen në faza të avancuara, kur diabeti ka përparuar ndjeshëm. Prevalenca e sëmundjes në vend vlerësohet rreth 10.6%, një nga më të lartat në rajon.

Për të adresuar këtë situatë, OBSH dhe Fondacioni Botëror i Diabetit kanë nisur një projekt në Kirgistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan, me fokus forcimin e kujdesit parësor, edukimin e pacientëve dhe përmirësimin e monitorimit të sëmundjes.

Nisma synon gjithashtu parandalimin e komplikacioneve përmes kontrollit më të mirë të sheqerit në gjak, tensionit arterial, si dhe kontrolleve të rregullta të syve dhe këmbëve.

Ekspertët theksojnë se investimi në menaxhimin e diabetit ndihmon jo vetëm pacientët, por edhe ul kostot për sistemet shëndetësore duke reduktuar shtrimet në spitale dhe komplikacionet afatgjata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë, më 13 korrik, drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve...
10:26 | 13/07/2026

Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona

Rreth 300 persona janë evakuuar si masë paraprake nga një lagje në periferi të Parisit, pranë një sinagoge hebraike, pasi një automjet i dyshimtë është...
09:31 | 13/07/2026

“Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci

Policia britanike që po hetonte një rrjet të trafikimit të kokainës në Derby të Anglisë ka deklaruar se mbeti e befasuar kur reperi amerikan 50...
09:18 | 13/07/2026