Alarmet dëgjohen në gjithë Ukrainën, Kievi sulmohet me dronë nga rusët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Alarmet për sulme ajrore u dëgjuan në të gjithë Ukrainën në orët e para të së premtes, pasuar nga raportime për shpërthime në zona të caktuara. Zyrtarët ukrainas konfirmuan aktivizimin e njësive kundërajrore në shumë rajone.

Alarmet u shtrinë në të gjitha rajonet e vendit për rreth një orë nga ora 2 e mëngjesit, shkruan rel.

Nuk është raportuar se ndonjë objektiv infrastrukturor apo civil u godit dhe nuk pati shenja viktimash pasi alarmet u ndalën në Kiev, si dhe në rajonet qendrore dhe jugore.

- Advertisement -

Alarmet për sulme ajrore vazhduan në Ukrainën perëndimore deri në mëngjes, por ishin të kufizuara në dy rajone – në lindje dhe në Krimenë e aneksuar nga Rusia në jug.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se forcat ruse kishin lëshuar valë të njëpasnjëshme dronësh drejt kryeqytetit, sulmi i dhjetë këtë muaj dhe i dyti në më pak se 24 orë.

“Kjo taktikë e Kremlinit është një përpjekje për të mposhtur forcat tona kundërajrore dhe për të ushtruar presion psikologjik mbi civilët “, shkroi Popko në Telegram.

“Të gjitha objektivat ajrore të lëshuara në drejtim të Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë kundërajrore”, shtoi ai.

Disa rajone raportuan njësi kundërajrore në veprim.

Shpërthime u raportuan në rajone gjerësisht të ndara, duke përfshirë Krivi Rih në Ukrainën qendrore dhe Rivne dhe Lutsk në perëndim.

Sipas një mesazhi Telegram nga ushtria e Ukrainës, avionët rusë u panë në qiell, duke paraqitur një kërcënim të sulmeve me raketa hipersonike Kinzhal.

Një deklaratë e mëparshme ushtarake përmendte rrëzimin e disa objektivave ajrore, por pa dhënë informacione të mëtejshme. Ushtria kishte lëshuar një paralajmërim se rajonet qendrore dhe Kievi ishin në rrezik nga sulmet me dron.

Agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar zyrtarë të instaluar nga Rusia në zonën e kontrolluar nga Moska të rajonit të Donjeckut, tha se forcat ukrainase kishin gjuajtur tetë raketa në këtë zone. Nuk ka detaje për dëme apo viktima.

LEXO GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

SHBA: Ekstremistëve izraelitë në Bregun Perëndimor do t’iu ndalohet hyrja në Amerikë

Departamenti amerikan i Shtetit ka marrë një vendim të rrallë ndëshkimor ndaj Izraelit, pasi tha të martën se do t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë...

“Ne nuk jemi fallxhorë”- Çoçoli: Ja pse shqiptarët nuk humbasin nga rënia e euros

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, është shprehur se shqiptarët nuk kanë humbje nga rënia e euros, sepse kryesisht i kanë të ardhurat në lek. Komentet...

Vëllai i Liridona Ademaj ndan mesazhin: Fushata jonë për drejtësi fillon tani

Vëllai i Liridona Ademaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, lidhur me protestën e mbajtur këtë të martë për të ndjerën. Vrasja...

TË FUNDIT

“Rënia e euros nuk është e stisur”- Shkodra: Si po përfiton qeveria nga ky fenomen

Kreu i shoqatës së prodhuesve, Arben Shkodra, është shprehur se rënia e euros nuk është një fenomen i prodhuar artificialisht nga ana e qeverisë. Komentet...

Arrestohet Ljupço Pallço, akuzohet për vrasjen e 14-vjeçares dhe të moshuarit në RMV

Është arrestuar Ljupço Palevski-Pallço, i cili dyshohet për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Vanja Gjorçevskës 14-vjeçare dhe Pançe Zhezovskit 74-vjeçar. Duke falënderuar shtetin turk për bashkëpunimin,...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×