Alarmi i analistit: Në Maqedoninë e Veriut po rritet antishqiptarizmi
Fronti Europian mbajti mbrëmjen e së dielës në sheshin Maqedonia në Shkup tubimin qendror në prani të mijëra qytetarëve të cilët i jepnin mbështetje këtij koalicioni, që BDI-ja thotë se “do të triumfojë më 24 prill në zgjedhjet presidenciale dhe më 8 maj në zgjedhjet parlamentare”.
Bujar Osmani, kandidat i koalicionit Fronti Evropian bën thirrje për ruajtjen e harmonisë ndëretnike në vend dhe shmangien e ndikimeve keqdashëse që do ta largonin vendin nga orientimi strategjik pro-evropian:
Analisti Arben Ratkoceri tha në një intervistë për Euronews Albania se në Maqedoninë e Veriut po rritet antishqiptarizmi për shkak të retorikës që po ndjek në këtë fushatë opozita në RMV me sulme të drejtpërdrejta ndaj shqiptarëve.
“Në RMV në këtë fushatë elektorale epo ndodh që partia kryesore opozitare, që sipas të gjitha gjasave do t’i fitojë këto zgjedhje, të gjithë fushatën e ka bazuar në një antishqiptarizëm ekstrem.
Në pamundësi për të ofruar zgjidhje për qytetarët, të gjithë fushatën e ka bazuar vetëm me sulme ndaj shqiptarëve vetëm pse ata kanë shumë pushtet dhe e kanë marrë shtetin në dorë. Ky zhvillim do jetë shumë më interesant pas datës së zgjedhje. Opozita e bashkuar shqiptare, e vetëdijshme që do i humbë zgjedhjet, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me këto sulme”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit