Albi Zhulali, sipërmarrësi që revolucionarizoi fushën e hotelerisë
Sot drejtuesi i një prej sipërmarrjeve më inovative në fushën e teknologjisë, Albi Zhulali e nisi rrugëtimin në këtë drejtim që në moshën 15-vjeçare.
Softmogul, platformë e nisur me iniciativë fillestare të tij ofron disa shërbime që lehtësojnë punën e hoteleve në aspektin operacional. Motivimi më i madh i Albit janë reagimet e klientëve të tij.
“Më motivon kur shikoj reagimin e klientëve për produktin që ne kemi zhvilluar, kur kuptoj se sa i pëlqen dhe sa i ndihmon mbi të gjitha. Ky për mua është motivimi më i madh që më bën të eci përpara dhe që më bën të tejkaloj çdo vështirësi që del rrugës. Klientët, produkti, pasioni që unë kam për këtë industri më bën që të çohem gjithmonë i motivuar”, shprehet CEO i Softmogul.
Tregu amerikan ku Softmogul edhe operon aktualisht është i preferuari i 30-vjeçarit për shkak të uniformitetit të rregullave dhe qasjes pozitive ndaj inovacionit. Gjatë rrugëtimit të suksesshëm Albi është ndeshur edhe me sfida.
“Shqipëria ka sfida të shumta, ne jemi vend i vogël dhe të bësh një produkt teknologjik kërkon që të bësh një kapërcim të madh. Një nga mangësitë e tjera është që mungon krahu i punës i kualifikuar në fushën e teknologjisë, pavarësisht se kjo po ndryshon me kalimin e kohës pasi teknologjia po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e jetës së njerëzve. Tani që të vegjël rriten me teknologjinë. Mundësitë janë gjithashtu të mëdha. Duke qenë një treg i vogël dhe për faktin që teknologjia nuk ka kufij kjo na jep ne mundësinë që të targetojmë të gjithë botën, tregje të ndryshme të zhvilluara të botës, duke i realizuar të gjithë proceset e punës nga Shqipëria”, shton sipërmarrësi i ri.

Projekti Softmogul mori më tepër hov pas prezantimit të sipërmarrësit të ri para 100 investitorëve më të mëdhenj në Silicon Valley, ku u pikas edhe nga akseleratori më i madh në botë Plug and Play. I riu ka disa modele suksesi.
“Shumë persona në fushën time i kanë të ngjashëm idhujt apo modelet që ndjekin, duke filluar me Steve Jobs e duke vazhduar me Elon Musk apo Bill Gates. Janë persona që normalisht të frymëzojnë pasi me idetë e tyre të çmendura kanë bërë realisht revolucion dhe kanë ndryshuar botën”, tregon ai.
Librat e kanë ndikuar gjithashtu në mënyrën e të menduarit.
“Çdo sipërmarrës normalisht do të rekomandont librat “Think and Grow Rich”, nga Napoleon Hill dhe “Rich Dad, Poor Dad” nga Robert T. Kiyosaki. Këto janë bazat, dy librat themelorë që çdo sipërmarrës i ri duhet t’i lexojë. Pastaj ka libra plotë interesantë, si “The Handbook” që është tamam një manual se si zhvillohet një biznes, se si ngrihen ekipet dhe vendosen proçeset. Është një libër shumë interesant që do t’ia rekomandoja çdo sipërmarrësi të ri”, shprehet Albi.
Planet e së ardhmes duken vërtetë ambicioze.
“Plani më i afërt që kemi është organizimi i një eventi për hotelerinë këtu në Shqipëri, ku do të ftojmë menaxherët, pronarët dhe investitorët e të gjithë hoteleve të Shqipërisë, pse jo edhe të rajonit. Aty do të prezantojmë sfidat që ka industria e hotelerisë dhe zgjidhjet që ne i ofrojmë. I ftuar special do të jetë Anthony Melchiorri, i cili do të vijë nga Amerika për të dhënë këshillat e tij për hotelet në Shqipëri”, thotë sipërmarrësi i ri.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit