Albin Kurti: Ballkani i rrezikuar nga ‘lufta hidride’ e Putinit

18 Mars 2022 | 16:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Ballkani Perëndimor është i rrezikuar nga ‘lufta hidride’ e Rusisë.

Këtë deklaratë, ai e bëri gjatë konferencës për mediat pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Kurti foli për ndikimin e Rusisë në Ballkan, duke iu referuar propagandës dhe ndërhyrjes përmes shërbimit sekret.

“Ballkani Perëndimori është i rrezikuar meqenëse edhe në Ballkanin Perëndimor ka luftë hibride. Sputniku (media ruse) e ka qendrën në Beograd edhe 160 km nga ky vend ku jemi sot në Nish, ndodhet e ashtuquajtura qendra humanitare ruse. Ajo është një qendër aktive përplot me agjentë rusë. Ne jemi të brengosur por nuk jemi të frikësuar”, deklaroi ai.

Luftë hibride është një teori e strategjisë ushtarake, e propozuar për herë të parë nga Frank Hoffman.

Kjo teori përfshin luftën politike të përzierë me luftën konvencionale, luftën e parregullt dhe luftën kibernetike me metoda të tjera ndikuese, të tilla si lajme të rreme, diplomaci dhe ndërhyrje të jashtme në zgjedhje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026