Albumi i Rolling Stones/ Grupi i njohur muzikor rikthehet te publiku pas 18 vitesh

8 Shtator 2023 | 20:20

Pas 18 vitesh mungesë grupi legjendar Rolling Stone do të vij për publikun me një album të ri. Këngët e reja do prezantohen në një ceremoni të veçantë më datën 20 tetor.

Tetori do të jetë në flakë, sepse legjendarët The Rolling Stones do të sjellin pas 18 vitesh opusin e ri muzikor “Hackney Diamonds”.

Vetë grupi muzikor dha njoftimin për publikimin e albumit të ri në një nga ndërtesat më të famshme të Londrës, teatrin Hackney Empire.

20 tetor është data e publikimit të albumit të 31, i cili do të ketë 12 këngë, dhe i ndjeri Charlie Ëatts, bateristi i bandës do të jetë në dy prej tyre të regjistruara në 2019.

Pjesë e albumit do të jene edhe zëra si Lady Gaga, Paul Mccartney Dhe Stevie Wonder.

Stili klasik i grupit britanik i dha fansave një shije të parë me këngën kryesore të albumit të titulluar “Angry”, e cila numëron 10 milionë klikime vetëm një ditë pas publikimit.

Me një karrierë që numëron 6 dekada. Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe i ndjeri Charlie Watts kanë dëshmuar se janë mishërimi i jetëgjatësisë së Rock and Roll.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026