Digjitalizimi i kadastrave pa efekt/ Qytetarët në Korçë: Nuk marrim shërbim në kohë
Pamja e cila shihni mbrapa meje është pamja e njerëzve të thjeshtë të Korçës, njerëzve hallexhinj të cilët prej vitesh nuk marrim zgjidhje për problemet e tyre pranë kadastrës së Korçës e çdo mëngjes duhet të presin tek dera, të trokasin aty me shpresën se një punonjës do të dalë për t’u dhënë një përgjigje për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Përgjigja e vetme që ata marrin është se duhet të aplikojnë online e procedurat të gjitha duhet të kalojnë nëpërmjet procesit të dixhitalizimit, proces që për ta është tejet i vështirë.
Edhe pse u tha se digjitalizimi I sistemit dhe mbyllja e sporteleve në kadastra do të ndihmonte dhe shkurtonte kohën e pritjes për qytetarët, këta të fundit pohojnë të kundërtën.
“Nuk është e zgjidhshme se vetëm online ka emrin, duhet ta nxirrte direkt. Siç ka qenë ishte me mire, kishe kontakt me nën punësin dhe çdo mosmarrëveshje e zgjidhje aty, tani online, çfarë online? Teknologjia erdhi në ndihmë të njerëzimit, ama kjo nuk është ndihmë”-shprehet një qytetar.
“Për mendimi tim ishte më mirë atëherë, zije radhë mbaroje punë, tani duhet të shkosh nëpër këto zyrat që kanë hapur këta. Unë kur i bëj i bëj në këto zyra që janë hapur kastile. Me mirë ishte më parë”- shton një tjetër.
Në kadastrën e Korçës janë rreth 200 aplikime për legalizim të cilat ende nuk kanë marrë zgjidhje dhe janë në sirtarët virtualë të kadastrës, duke shkaktuar dhe pakënaqësi të mëdha tek ata që presin prej vitesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç