Aleanca Kundër Depresionit, Qirjako: Shifrat janë rritur. Ja shenjat karakteristike
Depresioni është kthyer në shqetësim global. Studimi i fundit në Tiranë tregoi që ka rritje të problematikave të shëndetit mendor krahasuar me vitin 2018. Edhe më shqetësues është fakti që shumë nuk do ta tregonin se vuajnë, për shkak të stigmës.
“Nëse atëherë ka qenë prevalencë vetëm 2% e depresionit të diagnostikuar, sot në Tiranë na rezultoi 6,2%. Është një nga shkaqet që çon në vetëvrasje. 60% e personave nuk do ta tregonin nëse kishin një problematikë të shëndetit mendor, nuk do ua thoshin të tjerëve, tregon që frika dhe stigma për probleme të shëndeti mendor është shumë e madhe”,-tha Genta Qirjako, ISHP.
Askush nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor, por kur realisht duhet të shqetësohemi dhe të kërkojmë ndihmë.
“Kthehet në problematikë kur shenjat zgjasin mbi dy javë. ndër shenjat karakteristike është humbja e interesit për të kryer aktivitetet e përditshme, humbja e këtij interesi shoqëruar me mungesën e dëshirë për të folur për të takuar njerëz duhet të na bëj të shqetësohemi për fillimin e një depresioni”,-tha Qirjako.
Për të ulur shifrat e depresionit dhe parandaluar vetëvrasjet që mund të burojë prej tij, në kryqyetet është ngritur Aleanca Kundër Depresionit, e cila funksionon në 11 shtete europiane, si një nismë që do ndërhyjë direkt në terren nda identifikimi deri tek trajtimi I rasteve.
“Niveli i parë përqendrohet në edukimin e forcimin e kapaciteteve të mjekëve të familjes dhe gjithë stafit që punon në shërbimin shëndetësor parësor, nëpërmjet trajnimeve do të mësojnë se si duhet të identifikojnë dhe trajtojnë rastet e lehta dhe si ti adresojnë tek profesionisti i fushës. Aleanca do të prezantojë një mjet të ri është një platformë digjitale “ unë luftoj depresionin” përdoret vetëm nga profesionist që do të regjistrojnë pacientë që duan të kenë lloj trajtimi për të ulur stigmën”,-tha Genta Qirjako.
Paralelisht, do të ketë dhe fushata ndërgjegjësuese jo vetëm me qyetarët por edhe profesionist që trajtojnë çështje të shëndetit mendor , përtej bluzave të bardha.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë