Aleatët në ndihmë të Ukrainës: Të izolojmë Rusinë, nuk mund të fitojë
Sulmet ruse në lindje të Ukrainës po nxisin aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar në mbrojtje.
Presidenti Xhou Bajden ka rënë dakord me aleatët e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe G7-tës për të rritur ndihmën ekonomike për Kievin.
Uashingtoni ka aprovuar ndihmë shtesë me avionë ushtarakë për të ndihmuar më shumë nga ajri. Edhe Gjermania do të vijojë të dërgojë armë për Ukrainën.
Sipas kancelarit gjerman Olaf Sholc, liderët e G7-tës ranë dakord për të arritur një paqe të “imponuar” me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës çka cilësohet e papranueshme dhe se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë”.
“Veprimet tona udhëhiqen nga këto parime, mbështetje maksimale për Ukrainën, por jo përfshirje e NATO-s në luftë,” – tha Sholc.
Në fjalimin e tij të fundit, presidenti Zelenski deklaroi se po të kishin mbështetje me armë lufta do të kishte marrë fund.
Aleatët perëndimorë kanë përsëritur se do ta detyrojnë Moskën të paguajë për luftën “duke shtrënguar sanksionet kundër Rusisë dhe duke rritur ndihmën financiare Ukrainën”.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ranë dakord të rrisin “izolimin ndërkombëtar të Moskës. Rusia, nga ana e saj, ka urdhëruar 31 diplomatë holandezë, belgë dhe austriakë të largohen nga vendi pasi Holanda, Belgjika dhe Austria njoftuan dëbimin e disa diplomatëve rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan