Ali Ahmeti: Ka ardhur koha për kryeministrin e parë shqiptar në RMV

10 Qershor 2020 | 14:47

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka paraqitur idenë për të pasur një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.  Ai në një video mesazh pa prezencën e gazetarëve tha se, kryeministri shqiptar është “ide shumë më e madhe se çdo parti apo person”.

Ahmeti u distancua si kandidat i mundshëm duke theksuar se, ideja “nuk ka të bëjë vetëm me BDI apo me atë personalisht, por lidhet me të gjitha partitë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë në RMV. Sipas kreut të BDI-së, kandidati duhet të jetë mbi partiak dhe të ketë konsensusin e të gjitha partive politike shqiptare. Ai ka shtuar se pas zyrtarizmit të gjuhës shqipe, tashmë ka ardhur koha që shqiptarët dhe maqedonasit të kenë pozita të barabarta.

“Sot, të nderuara motra dhe vëllezër, më 10 qershor, pikërisht në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ju drejtohem me gjithë sinqeritetin dhe përkushtimin tim me lutje që ta vazhdojmë ëndrrën tonë dhe mos të heqim dorë kurrë nga synimet tona. Erdhi koha për kryeministrin e parë shqiptar”, shprehet kreu i BDI.

Opozita në RMV ka reagua duke deklaruar se barazia nuk arrihet përmes një posti simbolik por me reforma të thella dhe që sjellin zhvillim ekonomik në zonat e banuara nga shqiptarët. Ata kanë rikujtuar premtimet e BDI në gati 18 vite pushtet. Ndërkohë, partitë maqedonase kanë mbajtur qëndrimin se një nismë e tillë rrit retorikën nacionaliste para zgjedhjeve.

Bashkimi Demokratik për Integrim mësohet se nuk ka pasur kontakte me parti të tjera shqiptare para shpalosjes së kësaj nisme për kryeministër shqiptar. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë së COVID-19, BDI do të garojë e vetme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026