Alibeaj: Këlliçi e kishte mundësinë të kandidonte në Tiranë me siglën e PD-së

28 Mars 2023 | 14:00

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat  ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai tha se në Belind Këlliçi e kishte mundësinë  që të kandidonte në Tiranë për kryetarë bashkie me logon e PD-së, por që ai zgjodhi të kanidonte në logon e LSI-së.

Ndër të tjera ai shtoi  se qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët.

“Përsa i përket Tiranës me duhet të them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuzë e padrejtë ndaj meje nuk me ka penguar të ngrihem mbi to dhe të zgjas dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikës se vjetër vazhdojnë me lojrat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve që në 14 maj të votojnë për listën e LSI-së. E patë besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jetë dhe Belind Këlliçi dhe një liste që demokratëve do tu shitet si bashkëpunim apo aleancë.

Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokratëve dhe shqiptarëve qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër te votojnë për një parti te majtë që përmes pazareve solli Edi Ramën në pushtet”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026