Alibeaj për presidentin: Mazhoranca nuk e ka legjitimitetin ta zgjedhë e vetme
“Kjo mazhorancë fiktive nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme presidentin”. Kështu deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj gjatë një konference për mediat.
Ai nënvizoi se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të jetë transparent.
“Nuk është çështje numrash, është çështje procesi, një proces gjithëpërfshirës. Ky parlament ka detyrim jo ta zgjedhë nga gjiri i vetë, por duhet ta bëjë në mënyrë transparente për ju dhe publikun. Nuk është çështje numrash, është çështje legjitimiteti. Konsultimet janë detyrim, në bazë të konsultimeve dhe në bazë se në çfarë deputetët do të kërkojnë, unë besoj se do të procedojmë”, u shpreh Alibeaj.
Alibeaj nënvizoi se presidenti i ri duhet të jetë njeri i ekuilibrave.
“Nuk do duhet të jetë president i afektuar nga votat non grata. Duhet të zgjidhet një profil politik në këtë situatë ku institucionet kanë rënë, presidenti duhet të jetë njeri i ekuilibrave. Procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë serioz dhe të mos ngutemi”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë