Alibeaj refuzon Berishën: PD nuk mund të ketë një kryetar non grata
Partia Demokratike nuk mund të mbrojë interesat e demokratëve duke pasur brenda saj individë apo një kryetar që është etiketuar ‘non grata’ nga SHBA.
Kështu tha kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një komunikim për mediat nga selia blu.
Alibeaj tha se i kishte kërkuar Berishës të jepte dorëheqjen njësoj siç kishte bërë ish-kryetari Lulzim Basha, gjë që siç tha ishte kundërshtuar nga Berisha me pretendimin se ai tashmë ka shumicën.
Sipas Alibeaj, në të mirë të demokratëve për bashkimin e tyre është të kenë përkrahjen e vlerat evropiane dhe amerikane në bazë të të cilave PD lindi si parti në vitet 90.
“PD nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke parë nga e shkuara”, tha Alibeaj.
Ai u shpreh se Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e gjykatës për njohjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i rithemelimit.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit